26-vjeçari në Ferizaj gjobitet me 500 euro dhe pesë pikë negative, i konfiskohet dhe vetura
Policia e Kosovës ka gjobitur një 26-vjeçar në Ferizaj me 500 euro gjobë, pesë pikë negative, si dhe konfiskim i automjetetit, pasi i njëjti kishte qenë nën masën mbrojtëse, ndalim i drejtimit mjetit motorik.
“Policia e stacionit në Ferizaj në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin F.H (M/K) i moshës 26 vjeçar, i cili po drejtonte veturën e tij Golf me targa vendore nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit”.
Komunikata:
Gjobë ndaj shoferit në Ferizaj që drejtoi automjetin nën masën mbrojtëse, ndalimi i drejtimit të automjetit
Ferizaj, 09/04/2024
Policia e stacionit në Ferizaj në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin F.H (M/K) i moshës 26 vjeçar, i cili po drejtonte veturën e tij Golf me targa vendore nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.
Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes që të mos drejtojnê automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë