257 raste aktive me COVID-19 në Vushtrri, brenda javës vdiqën tre persona
Tre qytetarë të Vushtrrisë humbën jetën si pasojë e COVID-19, gjatë javës që po lëmë pas.
Kjo gjë u bë e ditur nga Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli.
Gjatë kësaj jave në Vushtrri u konfirmuan 144 raste të reja me koronavirus, kurse u shëruan 133 qytetarë të tjerë.
Ky është postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, po e mbyllim edhe një javë tjetër me raportin javor për Covid 19.
Në këtë javë u diagnostikuan edhe 144 raste të reja në Covid 19, u shëruan 133 raste dhe humben jetën 3 raste. Aktualisht kemi 257 raste aktive.
Për të gjitha rastet aktive lutemi të sherohen sa ma parë, kurse familjeve që humben më të dashurit ju shpreh ngushllimet më të sinqerta.
Ju lutem respektoni masat parandaluese shpëtoni jetë, kemi humbur 6 qytetarë në 14 ditët e fundit, shifra që flasin vet për seriozitetin e situatës epidemiologjike!.