215 të vdekur dhe mbi 12.000 raste të reja me COVID-19 në Britaninë e Madhe
29/11/2020, 17:46
Britania e Madhe sot ka raportuar 215 vdekje të reja nga COVID-19.
Siç raporton Agjencia e lajmeve Reuters, 12.155 raste të reja të infektimit janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Shifrat janë më të ulëta se të shtunën ku ishin regjistruar 15.871 raste të infektimit dhe 479 vdekje.