21 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë, shkon në 159 totali
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), ka bërë të ditur se sot janë shëruar 21 pacient nga koronavirusi.
Sipas njoftimit të tyre thuhet se “Sot më 23 prill 2020, janë shëruar edhe njëzet e një (21) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e pesëdhjetë e nëntë (159) raste”.
Ndërsa në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e nëntë (39) raste.