201 të infektuar brenda ditës në Serbi
Deri sot në orën 15.00, gjithsej 2.867 raste janë konfirmuar me COVID-19 në Serbi.
Autoritetet në Serbi njoftojnë se në 24 orët e fundit, gjithsej janë testuar mostra prej 1.586 personash, nga të cilët 201 ishin pozitivë.
Deri në ora 15.00, në Serbi u testuan gjithsej 12,347 persona që plotësuan kriteret për përcaktimin e rasteve, teksa 127 pacientë janë në respiratorë.
Një mashkull ka vdekur në 24 orët e fundit, ose gjithsej janë 66 viktima nga shpërthimi i virusit.