20 të vdekur pas aksidentit mes një treni dhe autobusi
Së paku 20 njerëz kanë vdekur e disa të tjerë janë lënduar pas përplasjes së një treni dhe një autobusi në provincën jugore në Pakistan.
Aksidenti ndodhi në afërsi të qarkut Rohri, rreth 470 kilometra në veri të kryeqytetit Karaçi, shkruan Al Jazeera.
Komisioneri Shafiq Mahesar ka konfirmuar 20 të vdekur, duke shprehur frikën se numri mund të rritet bazuar në lëndimet kritike të disa të tjerëve, transmeton Koha.net.
Pakistani ka histori të gjatë të aksidenteve me tren, shumica prej tyre ndodhin për shkak të infrastrukturës së dobët.