190 raste të reja dhe 12 të vdekur në 24 orët e fundit
IKSHPK- ja ka njoftuar se nga 443 mostra, 190 persona kanë rezultuar pozitivë ndërsa 197 janë shëruar në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të IKSHPK- së, dhe 12 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, raporton Agjencia e Lajmeve FaktePlus.
Rastet e reja pozitive janë nga komunat: komuna Prishtinë 48raste,komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Ferizaj 7 raste,komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Obiliq 3 raste,komuna Shtime 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Han i Elezit, Klinë dhe Rahovec./FaktePlus