19 raste të reja me koronavirus vetëm në Komunën e Prizrenit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë rezultuar 21 raste me coronavirus, ndërsa 10 të tjerë janë shëruar.
Nga 21 raste të reja, 19 të prekur nga coronavirusi janë nga Komuna e Prizrenit.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)”, thuhet në njoftim.
21 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shërohen 10 pacientë