19 programeve i tërhiqet akreditimi në universitetet publike
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), mbajti mbledhjen e 57-të të radhës në të cilën u shqyrtuan programet e suspenduara të Bartësve Publik të Arsimit të Lartë.
Nga kjo mbledhje është marrë vendimi që 19 programe të studimit në universitete të ndryshme publike nuk do të kenë të drejtën e regjistrimit të studenteve dhe zhvillimit të studimeve sipas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Ky vendim erdhi pasi që këto programe studimore nuk i plotësojnë kriteret e parapara me Udhëzimin Administrativ për Akreditim dhe legjislacionin në fuqi.
Në listën e publikuar nga KSHC figurojnë 19 programe të cilave i është tërhequr akreditimi, ndër to 15 në universitetin e Prishtinës, dy në universitetin e Pejës, një në universitetin e Prizrenit dhe një atë të Ferizajt.
Gjithashtu me vendim të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknoligjisë u bë shkarkimi e U.D drejtoreshës së AKA-së znj. Shyhrete Reçica. Ky vedim u mirëprit edhe nga KSHC për shkak se Reçica ka tejkaluar kompetencat e saj./FaktePlus/