18 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Gjakovës
Siç thuhet në njoftimin e spitalit, nga 18 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv, 9 pacientë janë me oksigjen kohë pas kohe.
Njoftimi i plotë:
Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë date 12.07.2020 po trajtohen 18 pacientë me Covid-19 POZITIV,
•Sipas raportit 24 orësh nga ekipa kujdestare janë të hospitalizuar 42 pacientë:
•Janë 18 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv, nga këta 9 pacientë janë me oksigjen kohë pas kohe
•Ne pritje të rezultati të testit janë 24 pacientë.
KUJDESU PËR VETEN PËR FAMILJEN E SHOQËRINË!
☑️Bartja e maskave mbetet obligative !
☑️Vazhdoni të mbani distancën fizike !
☑️Lani duart me kujdes disa herë në ditë!
Ju faleminderit për mirëkuptim!