17 të shëruar dhe vetëm 9 raste të reja me koronavirus
Kosova ka vazhduar edhe sot për ditën e tretë me radhë bilancin pozitiv në përballe me koronavirusin.
Gjatë ditës së sotme, 17 qytetarë në Kosovë janë shëruar nga koronavirusi ndërsa pas 225 testimeve, vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ky është postimi i tij i plotë:
Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët.
Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët.
Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin!
Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët!
Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!
#mosurelakso