17 punëtorë shëndetësorë janë prekur me Covid-19
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës bën të ditur se në vend janë prekur 17 punëtorë shëndetësorë me COVID-19 kurse në vet izolim janë 121.
Sipas njoftimi të FSSHK-së thuhet se përgjatë aktivitetit në këtë kohë të Pandemisë COVID-19 si dhe në sajë të informatava nga Liderët Sindikal në terren janë njoftuar për së afërmi me gjendjen e punëtorëve shëndetësor të prekur nga COVID-19.
“Nga të dhënat tani më publike në Kosovë janë të prekur gjithsej 17 punëtorë shëndetësor me COVID-19 kurse në vet izolim janë 121, prej tyre në QKUK janë 6 të infektuar dhe 33 të vetizoluar , në Regjion të Gjakovës kemi 8 të infektuar dhe 7 në vet izolim, nga Regjioni i Ferizajt janë 12 në vet izolim,Regjioni i Prizrenit ka 2 të infektuar dhe 8 në vet izolim, në Regjion të Pejës janë 7 në vetizolim, në Regjioni të Prishtinës janë 17 punëtorë shëndetësor në vet izolim,Regjioni i Gjilanit ka 1(një) të infektuar dhe 8 në vet izolim si dhe Regjioni i Mitrovicë numëron gjithsej 29 punëtorë shëndetësor në vet izolim”.
“Andaj duke e parë numrin e punëtorëve shëndetësor të cilët janë prekur nga ky virus FSSHK kërkon nga institucionet shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës që të shtojnë kujdesin për masa personale mbrojtëse për punëtorët shëndetësor, meqë tani ka rrezik që të zgjerohet zinxhiri i infektimit nga ata që janë në fronti e parë tek të gjithë punëtorët e tjerë pa dallim”.
“FSSHK edhe njëherë apelon për KUJDES,KUJDES,KUJDES të shtuar dhe respektim të gjitha rekomandimeve dhe protokoleve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe institucioneve të tjera relevante, me qëllim të parandalimit të infektimit me virus tek popullata e gjerë e në veqanti tek punëtorët shëndetësor”, thuhet në këtë njoftim .