17 aktakuza për 24 orë
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 17 aktakuza kundër 18 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë 12 persona, si dhe janë bërë tre kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.