165 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim spitalor, 14 në gjendje të rëndë
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në spitalet e përgjithshme trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 165 pacientë.
Sipas njoftimit, 109 pacientë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 14 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Në Klinikën Infektive po trajtohen 35 pacientë, në Klinikën Infektive II po trajtohen 10 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 25 pacientë, në Mjekimin Intensiv dhe Klinikën Infektive 9 pacientë.
Ndërkaq në Spitalin e Prizrenit nëntë pacientë, Spitalin e Gjakovës 13 pacientë, Spitalin e Pejës, 23 pacientë, Spitalin e Gjilanit 11 pacientë, Spitalin e Vushtrrisë 2 pacientë, Spitalin e Mitrovicës 12 pacientë dhe Spitalin e Ferizajt 17 pacientë.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 35 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 10 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv, në Klinikë Infektive, 9 pacientë
Spitali i Prizrenit, 9 pacientë
Spitali i Gjakovës, 13 pacientë
Spitali i Pejës, 23 pacientë
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë
Spitali i Ferizajt, 17 pacientë.