16 vdekje dhe 258 raste të reja me COVID-19, ky është reagimi i Zemajt
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë regjistruar 16 vdekje dhe 258 raste të reja me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Pas publikimit të rezultateteve ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Në fakt Zemaj vetëm ka postuar në rrjetin social një thirrje për qytetarët që të mbajnë maskën, distancën dhe të paguajnë me kartelë.
Ndërkaq për situatë alarmante tregojnë shifrat e publikuara sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), i cili bëri të ditur se janë 16 persona që kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ndërkohë janë konfirmuar edhe 258 raste të reja me Koronavirus.
Kjo është bërë e ditur në raportin ditor të IKSHPK-së, të publikuar të enjten pasdite.
Numri i të vdekurve tashmë ka shkuar në 212, ndërsa numri i rasteve të infektimeve në 8.104.
Sërish më së shumti raste të reja ka në Prishtinë – 53, mandej është Peja me 28, si dhe Gjilani me 24 , e kështu me radhë.
Ky është raporti i plotë:
Alarmante: Sot 16 të vdekur dhe 258 raste të reja me COVID-19 në Kosovë