1500 euro i detyrohet Mimoza Kusarit – Ardian Gjini s’tregon kur do ta paguajë gjobën
Ish-kryetarja e Gjakovës dhe rivali i saj politik, aktualisht kryetar i kësaj komune janë ballafaquar në gjyq për shkak të shpifjeve. Gjykata në Gjakovë e ka detyruar Ardian Gjinin që t’ia paguajë Mimoza Kusari Lilës 1 mijë e 500 euro për cenimin e autoritetit dhe për shkaktimin e dhimbjes shpirtërore.
Kryetari i Gjakovës, dikur rival për këtë post me ish-kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, kishte vendosur që të hidhte akuza ndaj saj në emisione televizive. Ai në emisionin “Rubikon” kishte thënë se Kusari-Lila u ka dhënë tender bizneseve në të cilat është partner bashkëshorti i saj, Arben Lila.
Gjini, pati thënë se ajo nuk ka lënë gjë pa bërë për interesa personale.
“Zonja Mimoza Kusari-Lila i ka dhënë tender bizneseve në të cilat është partner bashkëshorti i saj Arben Lila, duke shtuar se nuk ka lënë gjë pa bërë për interesa personale, duke shtuar se Arben Lila është partner në kompaninë ‘Fiberlink’ dhe në një diskotekë tjetër”, është shpifje, si e bazuar”, janë fjalët për të cilat është cituar t’i ketë thënë Gjini në emision.
Të gjitha këto akuza Mimoza Kusari – Lila i mohoi dhe për krejt akuzat ajo bëri padi ndaj Ardian Gjinit.
Tjetër akuzë ndaj Kusari – Lilës, Gjini vendosi ta bëjë në një emision të Klan Kosovës.
Sipas padisë së ish-kryetares së Gjakovës, thuhet se Gjini kishte thënë në emision se Mimoza Kusari-Lila i ka shpronësuar tokat afër kullës së Sylejman Vokshit për interesa personale dhe ka zhvatur buxhetin e Komunës së Gjakovës.
“Mimoza Kusari – Lila i ka dhënë vetes leje 23 metra afër kullës së Sylejman Vokshit, duke i futur në borxh qytetarët e Gjakovës, kryetarja e komunës, Kusari – Lila ka shpronësuar tokat afër kullës së Sylejman Vokshit, për interesa personale dhe kësisoj ka zhvatur buxhetin e Komunës së Gjakovës për interesa personale”, kishte thënë Gjini, thuhet në kërkesë-padinë e Mimoza Kusari-Lilës.
Gjykata Themelore e Gjakovës vendimin që detyron Ardian Gjinin që t’ia paguajë 1 mijë e 500 euro Mimoza Kusari-Lilës, e morën më 10 qershor.
Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë me të dy, Ardian Gjinin dhe Mimoza Kusari-Lilën për çështjen e detyrimit dhe pagesës, por asnjëri nuk kanë kthyer përgjigje.
Për t’ia paguar Kusari-Lilës 1 mijë e 500 euro, Gjini ka pasur afat 15 ditë nga ana e Gjykatës, por pasi i njëjti nuk ishte i qasshëm, nuk dihet nëse këto para janë paguar nga ana e tij.
Në seancën e muajit prill të këtij viti, derisa Mimoza Kusari-Lila mohonte akuzat e bëra nga rivali i saj politik, Ardian Gjini, ky i fundit as që ishte i pranishëm në seancë gjyqësore.
Avokati i Gjinit, madje, kishte akuzuar Gjykatën e Gjakovës se nuk janë objektivë dhe se po shkojnë në avantazh të paditëses.
E për mungesën e Ardian Gjinit, avokati kishte thënë se ka angazhime të tjera dhe se nuk do të deklarohet