15 euro dita për ngarkim dhe shkarkim të materialit zgjedhor
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me pagesat për anëtarët e këshillave të vendvotimit dhe stafin teknik që ka qenë i angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Personat e angazhuar janë paguar për një ditë pune varësisht nga pozita u ndryshon edhe paga.
15 euro për ditë janë paguar personat fizik që kanë bartur materialet zgjedhore.
“15 euro në ditë do të paguhen punëtorët fizik për ngarkim dhe shkarkim të materialit zgjedhor në KKZ”, thuhet në vendimin e KQZ-së.
Deri më tani janë dërguar për në Ministrinë e Financave listat për personat e angazhuar në 22 komuna:Deçan, Gjakovë, Drenas, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Skenderaj, Suharekë, Vushtrri, Zubin Potok, Junik, Mamushë, Han i Elezit, Graçanicë, Ranilluk, Partesh dhe Kllokot.