14 rastet e reja me coronavirus në Rahovec, flet kryetari Smajl Latifi
28 raste të reja me coronavirus u shënuan mbrëmë në vendin tonë, duke e çuar gjithsej deri tani në 731 numrin e personave të infektuar.
Më e prekura doli komuna e Rahovecit, ku u shënuan 14 raste të reja, dhe rritur në 16 numrin total, pasi dy persona ishin prekur më herët.
“Reporteri.net”, ka biseduar me kreun e Rahovecit, Smajl Latifi, për ta pyetur rreth gjendjes së personave të prekur me coronavirus.
Ai thotë se gjendja e të gjithë personave është e mire dhe nuk kanë asnjë simptomë.
“Gjendja e 14 rasteve që janë konfirmuar mbrëmë është e mirë, nuk kanë asnjë simptomë, të gjithë janë të karantinaur, poashtu dhe familjet e tyre. Poashtu edhe dy personat e prekur më herët me coronavirus në komunën tone janë mirë”, ka thënë Latifi.
Ai ka thënë se pritet të bëhen testime të reja.
“Ekipet po gjurmojnë kontaktet e mundshme, presim testime dhe marrjen e mostrave të reja, shpresoj të dalin negative”, ka thënë ai.
Latifi ka pohuar se gjendja është nën kontroll dhe se qytetarët po respektojnë masat.
“Gjendja është nën kontroll, masat po respektohen sidomos nga nata e mbrëmshme”, ka pohuar Latifi.
Kujtojmë se mbrëmë edhe komuna e Kaçanikut ju shtua hartës së komunave të prekura me coronavirus, pasi u shënuan dy rastet e para.
Nga 731 persona të infektuar me virusin Covid 19, janë shëruar 165, kurse 20 kanë vdekur.