14 raste të reja në Gjilan, flet Lutfi Haziri
14 nga 24 rastet pozitive me Covid-19 që u konfirmuan sonte janë nga Komuna e Gjilanit.
Kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri ka thënë se 14 rastet që kanë rezultuar pozitivë janë raste kontakti me të prekurit e para dy ditëve.
Ai ka njoftuar se të gjithë të infektuarit janë në vetizolim, derisa ka kërkuar nga qytetarët që ta ruajnë qetësinë dhe t’i përmbahen udhëzimeve të institucioneve përkatëse.
I pari i Gjilanit nuk ka harruar që t’i urojë infermierët dhe teknikët medicinal për Ditën Ndërkombëtare të tyre.
Postimi i plotë i Lutfi Hazirit në Facebook:
#Dita61. Urimet më të mira për gjithë infermierët dhe teknikët medicinalë në shërbimet shëndetësore që perkrah mjekut, kujdesen për shëndetin tonë. Ushtarët e shëndetit tone, ju falemnderit e urime 12 Maji!
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo na njoftoi se nga 50 mostrat e marra ne Gjilan, 14 kanë rezultuar pozitive si pasojë e kontakit me të prekurit e para dy ditëve.
Shtabi e Emergjencave për parandalim e #Covid19, ka marrë masat për vetizolim, dhe vendosjen në kakrantinë të të gjitha rasteve të reja të infektuara.
Apeloj që ta ruajmë qetësinë dhe t’i përmbaheni të gjitha udhëzimeve të institucioneve, duke dalë vetëm kur e keni të domosdoshme, por me masa mbrojtëse!