14 persona nga Lipjani sonte të shëruar nga coronavirusi
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar sonte se janë shëruar 35 persona nga coronavirusi.
Në mesin e këtyre, 14 janë nga qyteti i Vushtrrisë. Kështu ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në Facebook.
Postimi i tij:
Lajmi më i mirë pë qytetin që e duam
14 qytetarë të Vushtrrisë sot janë shëruar nga #coronavirus
Të gjitha masat që bashkë i kemi aplikuar, çdo sakrificë që secili nga ju e keni bërë, ja ka vlejtë. Është shuar vatra në Pestovë, është shuar vatra në Vushtrri, janë shëruar 12 qytetarë nga Smrekonica, 1 nga Pestova dhe 1 nga Vushtrria.
Faleminderit për bashkëpunimin le të vazhdojmë me kujdes përpara në ditët në vijim.
Le të të ruajmë njëri tjetrin edhe Zoti do të na ruaj secilin nga ne.
Tani do të mendojmë për lehtësim të masave për qytetarët dhe biznesin në bashkëpunim me institucionet qendrore.
Kërkoj nga Ministri i Shëndetësisë që Smrekonica të hiqet nga karantina që sonte. Samdrexha po ashtu duhet të largohet si burim i infektimit.
Megjithatë përderisa në qytete tjera ka shtim të rasteve, as Vushtrria nuk gëzohet, ne lutemi për shërimin e të gjithë të prekurve në të gjitha qytetet e Kosovës.
Ju lutem #rrinshpi mos dil pa nevojë urgjente, mbaje distancën.
Lajmi më i mirë pë qytetin që e duam14 qytetarë të Vushtrrisë sot janë shëruar nga #coronavirus Të gjitha masat që…
Julkaissut Xhafer Tahiri Maanantaina 27. huhtikuuta 2020