1350 imigrantë mbërrijnë në ishujt e Egjeut
Rojat bregdetare janë përfshirë në shpëtimin e 658 personave që prej të premtes ndërkohë që 730 refugjatë të tjerë kanë zbarkuar në brigjet e ishujve grekë të deti Egje.
Në fillim të tetorit, qeveria greke njoftoi transferimin progresiv të 20000 personave në ishujt grekë drejt kontinentit deri në fund të dhjetorit për lehtësimin e kampeve të ishujve të mbipopulluar.
Më shumë se 32000 persona jetojnë aktualisht në kushte të mjerueshme në pesë hot-spote, për një kapacitet me vetëm 6200.