13-vjeçari vdes i vetëm në spital nga koronavirusi, familjarët nuk arritën ta vizitonin
Ismail Mohamed Abdulwahab, nga Londra, vdiq dje në Spitalin King’s College, familjarët e të cilit nuk arritën ta vizitonin në mënyrë që të mos i ekspozoheshin transmetimit të COVID-19, raporton Daily Mail.
Burimi i njëjtë bën të ditur se i ndjeri nuk ka pasur ndonjë problem paraprak shëndetësor.
Njoftimi për vdekjen e Ismailit është bërë nga një përdorues në faqen GoFundMe, të krijuar nga Kolegji Madinah, për të mbledhur para për funeralin e tij.
Familja e 13-vjeçarit, i cili gjithashtu kohët e fundit humbi babanë e tij nga kanceri, nuk pranuan që të publikohej ndonjë fotografi e të ndjerit.
Përgjatë ditës së sotme u shfaqën 381 vdekje nga koronavirusi në Britani të Madhe. Kjo po konsiderohet si dita më e rënduar për sa i përket aspektit numerik në Mbretërinë e Bashkuar.