13 vite nga protesta ku u vranë Arben Xheladini e Mon Balaj
Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut, 13 vjet më parë.
Derisa mijëra protestues kundërshtonin pakon e presidentit Marti Ahtisaarit, protesta eskaloi në momentin që janë hequr rrethojat e vendosura në mes të sheshit.
Ishte policia e rumune e UNMIK-ut, ajo që reagoi në mënyrë të dhunshme me ç’rast janë përdorur edhe armë vdekjeprurëse.
Përveç vrasjes së dy aktivistëve, kishte edhe shumë të plagosur.
KMDLNj ka kërkuar drejtësi për viktimat e 10 shkurtit, si dhe ka kërkuar që viktimat e Arben Xheladini dhe Mon Balaj të njihen si viktima politike, ndërsa familjet e tyre të fitojnë të drejtën që e gëzojnë familjet e viktimave civile të luftës.
KMDLNj ka reaguar edhe për të plagosurit e kësaj proteste, duke thënë se duhet të kompensohen moralisht dhe materialisht, në përputhje me ligjin.
Me rastin e 13-vjetorit të vrasjes së dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të bëjë homazhe te varri i Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, si dhe homazhe te pllaka përkujtimore e tyre në sheshin “Nënë Tereza”.