13 raste aktive me koronavirus në Malishevë
Një person prej 4 të testuarve nga Malisheva rezultoi pozitiv pas testimeve të fundit.
Ndërkohë në këtë komnë nga 95 raste të prekura me COVID-19, janë shëruar 78 persona, aktiv janë 13 dhe 4 raste kanë përfunduar me vdekje, përcjell FaktePlus.
Njoftimi i plotë:
ipas rezultateve të sotëm që i shpalli IKSHPK- dhe që i kumtoi, Kryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj, rezultatet pas testeve për COVID-19, të qytetarëve të Komunës së Malishevës, janë: 4 persona rezultuan negative dhe një person rezultoi pozitiv me COVID-19.
Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është si vijon: Nga 95 raste të prekura me COVID-19, janë shëruar 78 persona, aktiv janë 13 dhe 4 raste kanë përfunduar me vdekje.
Edhe njëherë në emër të Shtabi komunal emergjent, kërkojmë nga të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat dhe udhëzimet për t’u mbrojtur nga pandemia e COVID-19, pasi kjo është mundësia dhe mënyra e vetme e mbrojtjes dhe e mos përhapjes së virusit.