120 mijë punëtorë në rrezik për paga, Qeveria të rris pagesën nga 170 në 289 euro
Këtë muaj rreth 120 mijë punëtorë rrezikojnë të mos marrin paga ose t’i marrin të përgjysmuara.
Kështu ka bërë të ditur sot kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Ai ka thënë se kjo është pasojë e mbylljes së bizneseve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Te sektorët sikur ndërtimi dhe prodhimi kemi rënie të qarkullimit deri më 20%, pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë janë prekur direkt ose indirekt. Nga 240 mijë punëtorë janë 120 mijë punëtorë që janë jashtë vendeve të punës e që ose do ta marrin pagën të përgjysmuar ose nuk do ta marrin fare”, ka shtuar ai.
Rukiqi ka thënë se kompensimi i Qeverisë së Kosovës për punëtorët e sektorit privat prej 170 euro është e vogël ai ka kërkuar që kjo të rritet në 289 euro