12 vjet shtet – Çfarë thonë qytetarët për Ditën e Pavarësisë? (Video)
Kuvendi i Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 shpalli Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.
E prej asaj kohe deri tani në ditëlindjen e saj të 12, Kosovën e kanë njohur 116 shtete të ndryshmne të botës.
E në këtë ditë feste ndonëse nuk pati ndonjë organizim të madh nga institucionet, qytetarët kanë dalë për të festuar në kryeqytet.
Edhe kësaj radhe si viteve të kaluara sheshet e Prishtinës janë më të frekuentuara nga qytetarët e shumtë që vijnë nga qytete të ndryshme të Kosovës për të festuar këtë ditë.
E ndërsa qytetarët e Kosovës shprehen entuziastë në këtë ditë. Madje ata thonë se kanë shpresa se me ardhjen e gjeneratave të reja në udhëheqje Kosova do të ndryshojë për të mirë.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme krerët e institucioneve, duke filluar nga presidenti, kryeparlamentarja e kryeministri, si dhe liderë të subjekteve politike kanë uruar qytetarët dhe kanë nderuar heronjtë e vendit që ranë në altarin e lirisë./FaktePlus