12 fotot që tregojnë madhështinë e historisë 800 vjeçare të Notre Damit
Katedralja e Notre Damit në Paris, një ndër ikonat e ndërtimtarisë religjioze, të hënën është përfshirë në flakë masive, duke bërë që të ketë reagime nga gjithë bota.
Kjo katedrale, filloi ndërtimin në shekullin e 12’të, ndërsa spiralja e saj qendrore, e cila mund të shihet nga të gjitha anët e Parisit ishte ndërtuar në vitin 1852, e që fatkeqësisht u shemb sot.
Ciceroni i turistëve në këtë tempull historik, Andre Finot, tha që e tërë pjesa e brendshme që është ndërtuar nga druri, është shkatërruar.
Në vazhdim gjeni fotografi që tregojnë lavdinë dhe madhështinë e Katedrales së Notre-Damit.
Katedralja e fotografuar në vitin 1911. Përpara se kjo katedrale të ndërtohej në këtë pjesë të Parisit, ka qenë një kishë katolike, e cila po të ishte sot, do të ishte 2000 vite.
Ushtarët amerikanë duke festuar dhe kërcyer me vendasit për çlirimin e Francës nga nazizmi.
Ushtarët të mbledhur në Katedralen Notre-Dame për ta kujtuar shërbimin e Presidentit Amerikan, Roosvelt.
Katedralja gjithmonë ka qenë në qendër të ndryshimeve sociale: Në vitin 1969, shfaqet flamuri i Vietnamit Veriorë, pasi filluan bisedimet për paqe në Vietnam.
Në fotografi, ish-Presidenti i SHBA’së, Richard Nixon dhe ish-Presidenti i Francës, Charles de Gaulle.
Princesha Diana, u pa para Notre-Damit në vitin 1988, që të marrë pjesë në një shërbim që e nderon Monarkinë Britanike dhe ushtarët e saj gjatë Luftës së Parë Botërore.
Victor Hugo, ndër artistët dhe autorët më të mëdhenj të historisë së njerëzimit, shkroi romanin e tij më të famshëm “Kurrizoja e Notre-Damit”. Libri i tij u publikua në vitin 1831 dhe pastaj u bë film në vitin 1998 nga Disney.
Papët shpesh herë e kanë vizituar katedralen, sikurse edhe Papa Xhon Pali i Dytë, që shihet në foto gjatë një të diele në vitin 1997.
Vizitohet nga më shumë se 13 milionë njerëz në vit.
Ka shërbyer si vend i shpresës për njerëzit. Ishte vendi ku qytetarët e Parisit u mblodhën për të nderuar viktimat e sulmit terrorist në Paris, të vitit 2015.
Përpara se të kaplohej nga flakët, Katedralja ishte në ri-konstruktim e sipër.
Notre-Dame ndoshta sot është në flakë, por trashëgimia e saj do të jetojë përgjithmonë