117 pacientë u trajtuan në Klinikën Emergjente pas aksidenteve në trafik
Për pesë ditë, nga data 29 prill, deri më 3 maj 2022, në kuadër të Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës, ndihmë mjekësore emergjente kanë marrë 1,090 pacientë.
Prej tyre, 117 raste që kanë marrë tretman mjekësor pas aksidentëve në trafik, po ashtu janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinikat kirurgjikale, internistike dhe Mjekim Intensiv, 117 pacientë të cilët po vazhdojnë trajtimin mjekësor.
“Gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 13 operacione emergjente, në salla emergjente të Klinikës Emergjente.
Janë kryer edhe shërbime të tjera mjekësore emergjente nga ana e stafit kujdestar të Klinikës Emergjente dhe klinikave tjera që kryejnë shërbime në kuadër të kujdestarive në këtë klinikë”, njofton SHSKUK.