106-vjeçarja mposht COVID-19: U uroj një vit të mbarë
Giuseppina Zecchini, të cilën miqtë dhe afërmit e thërrasin ndryshe Pina, ka fituar betejën me COVID-19.
Në fakt kanë qenë të shumtë raste kur të infektuarit me Covid-19 ia kanë dalë në luftë me sëmundjen e rëndë.
Por ajo që e bën të veçantë rastin në fjalë është se zj. Pina është plot 106-vjeçe dhe në betejën me koronavirusin ia ka dalë të triumfojë.
Gruaja më e moshuar në Tirolin e jugut arriti t’i mbijetojë Covid-19, ndryshe nga dhjetëra persona të tjerë në shtëpinë e të moshuarve në “Don Bosco” të Bolzanos, të cilët humbën jetën.
Pina i uron të gjithëve shëndet dhe një vit sa më të mbarë , shkruajnë mediet italiane.
Ndërkohë Giuseppina Zecchini qëndronte në shtëpinë e të moshuarve “Don Bosco” në Bolazano prej vitesh. Ajo i ka mbijetuar dy luftërave botërore, vështirësive të jetës dhe së fundmi koronavirusit.
Prej disa javësh rezultoi pozitive me Covid, me simptoma të lehta dhe me ndihmën e mjekëve arriti të shërohej.