100 persona evakuohen nga fabrika e çelikut në Mariupol
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se grupi i parë prej 100 personash po evakuohet nga fabrika e çelikut “Azovstal” në Mariupol.
Ai tha se tashmë grupi po i drejtohet zonës së kontrolluar dhe se do të mbërrijnë në Zaporzhzhia të hënën.
“Mirënjohës ekipit tonë! Tani ata, së bashku me OKB-në, po punojnë për evakuimin e civilëve të tjerë nga fabrika”, është shprehur Zelensky, shkruan Sky News