100 mijë euro për katër rrugë në Obiliq
Komuna e Obiliqit do të bashkë-financojë me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për një projekt infrastrukturor me vlerë prej 100.000 euro
Ky memorandum bashkëpunimi u nënshkrua nga nënkryetari i komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi dhe përfaqësuesit e MZHR-së, transmeton Koha.net.
Sipas njoftimit të komunës, bëhet fjalë për projektin e rrugëve “Agron Rama”, “Dëshmorët Rama”, “Xhavit Haziri” dhe “Krahu 1”.
Komuna do të bashkë-financojë për përmbyllje të projektit me vlerë 84.401 euro.