10 burra të armatosur plaçkisin shtëpinë e Loredanës
10 persona të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e këngëtares së njohur Loredana Zefi dhe kanë vjedhur sende me vlerë.
Reperja ka zbuluar se ata kanë vjedhur para, hard drive të kameramanit të saj, por më e trishtueshme për të është që i kanë vjedhur një send shumë personal.
“10 burra të armatosur hynë në shtëpinë tonë. nuk mund ta besoja vetë po flija. Nëse keni ndonjë ide se kush janë ju lutem më tregoni se nuk ka të bëjë me paratë por me një send shumë personal që më është vjedhur. Falënderoj zotin familjen time dhe ekipin tim që dhe asgjë nuk ndodhi. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithashtu të gjitha shiritat nga kameramani ynë. Dje e kuptova përsëri, jini mirënjohës çdo ditë për atë që keni”, shkroi Lori në Instastory.
Loredana ka treguar se në momentin që hajdutët kanë hyrë brenda, të gjithë kanë qenë në shtëpi. Fatmirësisht familjarët dhe skuadra e saj janë mirë, përtej shokut që kanë kaluar pasi kanë mësuar për vjedhjen.
Madje reperja ka publikuar në Instagram video të hajdutëve që hyjnë brenda në oborrin e shtëpisë e lëviznin lirshëm brenda saj. Ajo ju ka bërë thirrje ndjekësve të saj se nëse kanë informacion në lidhje me këtë ngjarje ta ndihmojnë, që të gjejë sendin personal që i kanë vjedhur.