1 mijë e 475 raste aktive dhe 625 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot në ora 15 ka dhënë raportin 24- orësh mbi gjendjen epidemiologjike në Kosovë.
Sipas IKSHPK- së, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 48 raste të reja dhe 3 vdekje, ndërsa janë shëruar 142 pacientë.
Gjithashtu, IKSHPK njofton se momentalisht janë një mijë e 475 raste aktive. Ndërsa numri total I të shëruarve është 13 mijë e 420.
48 rastet e sotme janë nga këto komuna: komuna Prishtinë 10 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti./FaktePlus