1.641 raste aktive dhe 619 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës çdo ditë jep raportin 24 orësh mbi gjendjen epidemiologjike në Kosovë
Vetëm sot, u shënuan 46 raste të reja e u shëruan 77 pacientë. Deri tash numri i të shëruarve ka arritur në 13 mijë e 165.
Sipas IKSHPK- së në 24 orët e fundit dy persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID- 19. Prej fillimit të pandemisë e deri më tani numri i të vdekurve ka arritur në 619.
Rastet e sotme ishin nga këto komuna: : komuna Prishtinë 21 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Gjilan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë dhe Viti./FaktePlus