Arritjet më të mëdha në vitin 2018
Megjithëse nuk pati edhe rezultate të kënaqshme gjatë vitit 2018, Republika e Kosovës kishte disa arritje të cilat sado pak e kanë zbutur irritimin e madh të qytetarëve. Shteti ynë suksesshëm e përmbylli vitin në sektorin e sigurisë, duke formuar edhe zyrarisht Ushtrinë, mandej përe hërë të parë iu kundërpërgjigj fort Serbisë, duke i vendosur taksë prej 100 për qind, si dhe u paraqit suksesshëm në arenën ndërkonbëtare në fushën e sportit.
Ushtria e Kosovës
Ndonëse, strategjia e sektorit të sigurisë ishte përgatitur qysh në vitin 2014 që rekomandonte avancimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kjo forcë arriti të marr mandat tjetër vetëm 4 vite pas, pra, në vitin 2018.
Miratimi i tri projektligjeve, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shërbimin në FSK, me 14 dhjetor 2018, bëri që Kosova këtë vit ta shënoi arritjen me të madhe në të gjitha fushat.
Tani, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marr mandat të ri dhe ka avancuar në Ushtri, ani pse emrin nuk do të mund ta ndryshoj derisa të mos ketë ndryshime kushtetuese.
Ligjet për Ushtrinë e Kosovës, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili është edhe komandant suprem i ushtrisë, dekretoi me 28 dhjetor, në një ceremoni zyrtare, çka bëri që edhe zyrtarisht Kosova të bëhet me ushtri.
Tarifa 100 për qind për Serbinë
Pos, ushtrisë, një vendim tjetër i Qeverisë së Kosovës i marr në raport me mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shënoi një arritje në aspektin e shtetësisë.
Me 21 nëntor Qeveria e Kosovës në një mbledhje të rregullt, i vendosi masën 100 për qind të gjitha produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si shenj reciprociteti ndaj shtetit serb, për sjelljet e tij në raport me Kosovën, sidomos pas fushatës së egër për ta pamundësuar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Kjo masë, shkaktoi reagime të shumta në Beograd, por edhe në arenën ndërkombëtare të cilët kërkonin heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut mes dy vendeve, pasi shteti serb deklaronte se nuk mund të ketë dialog derisa është taksa në fuqi.
Por, pavarësisht kërkesave dhe presioneve të vendeve evropiane, Qeveria rezistoi dhe nuk e hoqi taksën 100 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake. Madje, masë të ngjashme u vendosi edhe produkteve të huaja që prodhohen në Serbi, ani pse ato u amnistuan në vendimin e parë.
Vënia e taksës 100 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake, rriti dukshëm prodhimin vendor si alternativë e zëvendësimit të produkteve që vinin nga Serbia apo Bosnja.
Arrtje të mëdha në sport, fitore në futboll e xhudo
Arritje për t’u theksuar bëri edhe sporti në Kosovë, pasi u arritën rezultate të mëdha në fusha të ndryshme.
Për herë të parë kombëtarja e Kosovës në futboll prej se është pranuar në FIFA dhe UEFA, që të kalojë tërë vitin pa asnjë humbje. Kjo bëri që Kosova të dal e para në grupin e 3-të, të ligës D në Ligën e Kombeve, garë kjo e re.
Me këtë hap, Kosova do të luaj në ‘Play Off’ me Maqedoninë, rast ky që nëse fiton atëherë Kosova do ta luaj finalen e këtij grupi me fituesin tjetër Bjellorusi-Gjeorgji.
Rezultate të mira arritën xhudistët dhe xhudistet kosovare në shumë turne dhe kampionate gjatë vitit 2018.
Me medaljet e fituara, përveç Majlinda Kelmendit, tani pikë olimpike kanë fituar edhe Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, për të marr pjesë në lojërat olimpike të radhës./FaktePlus