Zbulimi i ri: Antitrupat te njerëzit e infektuar nga koronavirusi zhduken me kalimin e kohës
Hulumtimi, i botuar në revistën Nature Medicine, tregon për rreziqet e përdorimit të “pasaportave të imunitetit” për Covid-19 dhe mbështet shtrirjen e masave të shëndetit publik, siç është distanca sociale dhe izolimi i më shumë njerëzve me rrezik të lartë, thanë studiuesit.
Studimi, i cili përfshinte 37 pacientë që kishin simptoma dhe 37 asimptomatike, zbuloi se tek ata që zhvilluan antitrupa IgG, një nga llojet kryesore të antitrupave pas infeksionit, në më shumë se 90 për qind të rasteve, pati një rënie të mprehtë në dy në tre muaj.
Është vërejtur që përqendrimi i antitrupave IgG në fazën akute të sëmundjes dhe në fazën e shërimit të hershëm ishte dukshëm më i ulët në pacientët asimptomatikë sesa tek ata që kishin simptoma.
Antitrupat ranë nën pragun e zbulimit në 40 për qind të pacientëve asimptomatikë dhe 13 për qind të pacientëve simptomatikë.
Studimi u krye nga studiues të Shkollës Mjekësore Chungking, një degë e Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe institute të tjera.
Studimet në rastin e SARS dhe MERS kanë treguar që antitrupat ndaj këtyre viruseve zgjasin deri në një vit.
Ky është studimi i parë që tregon se antitrupat ndaj koronavirusit që shkaktojnë Covid-19 zhvillohen edhe tek individë asimptomatikë.