Shërohen 1 mjek dhe 2 infermiere të prekur nga COVID-19
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Qeverinë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar 1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.
Në total janë 39 të shëruar nga personeli shëndetësor.
Postimi i Ministres Manastirliu:
”Lajm i mirë
1️ mjek dhe 2️ infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit.
Shkon në 3️9 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19.
Për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani janë 3️02 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19.”