Qeveria në dorëheqje emëron bordet e disa ndërmarrjeve publike
Qeveria në detyrë, e drejtuar nga Albin Kurti, ka vazhduar me shkarkimet e bordeve të ndërmarrjeve publike.
Kësaj radhe, qeveria ka shkarkuar Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”.
Po ashtu, Qeveria në detyrë ka shkarkuar Bordin e Postës së Kosovës.
Përpos shkarkimeve, Qeveria në detyrë ka emëruar Bordin e Hekurudhave të Kosovës.