Kurti takim me studentët: Vetëvendosje do t’i fitojë zgjedhjet që po afrojnë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe drejtuesi i Lëvizjes Studentore për Barazi (SKV) Flamur Pireva bashkëbiseduan me studentë rreth rëndësisë së arsimit dhe ndërlidhjes së tij me ekonominë e prodhimin, si dhe për aktivizmin rinor.
“Të rinjtë patën rastin të njoftohen më shumë edhe rreth situatës politike, zgjedhjeve që po afrojnë, për të cilat edhe shprehën bindjen që si në nivelin lokal ashtu edhe nacional do t’i fitojë Lëvizja Vetëvendosje që tashmë edhe e ka dëshmuar jo vetëm që e ka alternativën më të mirë qeverisëse, por që edhe është e vetmja alternativë për të qeverisur me vendin”, thuhet në një postim të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.