Japonia ndihmon Kosovën me 700 mijë dollarë në sektorin e shëndetësisë
Tema kryesore e këtij takimi ishte asistenca teknike që Japonia do t’i ofrojë Kosovës për t’u përballur me luftën kundër Covid-19.
Ambasadori Ogasawar njoftoi se Japonia do t’i jep një shumë të konsiderueshme financiare sektorit të shëndetësisë në Kosovë prej mbi 700.000 dollarë dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojë ky bashkëpunim i afërt mes dy vendeve mike.