Historianët e Deçanit: Serbia kreu gjenocid në Lybeniq
Me rastin e 21-vjetorit të Masakrës së Lybeniqit, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare që të vënë para drejtësisë të gjithë ata ushtarë, policë e paraushtarakë serb që masakruan dhjetëra shqiptarë nga Lybeniqi, e mija të tjerë gjithandej Kosovës.
“Vrasjet e kryera në Lybeniq në prill të vitit 1999, janë dëshmia me e mirë se shteti serb ka kryer gjenocid kundër shqiptarëve. Kjo dëshmohet me faktin se aty janë vrarë fëmije tetëmbëdhjetë muajsh, gra shtatzëna, të sëmurë fizikisht e deri te burra e gra mbi moshën tetëdhjetë vjeçare, për fatin e të cilëve ende nuk dihet”, thuhet në komunikatë.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan kërkon nga institucionet shtetërore të Kosovës të bëjnë më shumë në argumentimin e gjenocidit të kryer nga ana e shtetit, popullit dhe kishës serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.