Selmanaj: LDK-së i jepet këtë javë e drejta për ta formuar Qeverinë e re
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka deklaruar se LDK po pret që presidenti të jap mandatin partisë së dytë fituese pasi, Lëvizja Vetëvendosje ka dezertuar nga e drejta e vet për formimin e qeverisë së re.
“Këtë javë do të fillojë konsultimi dhe këtë javë do të jepet edhe mandatari por nuk jam i sigurt nëse qeveria e re do të bëhet këtë javë. Ne jemi në kontakt edhe më dy partitë tjera që kanë shprehur interesim me qenë pjesë e qeverisë”, tha ai.
Sipas tij, qeveria e ardhshme, do të jetë një qeveri stabile si për numra ashtu edhe për atë se çka do të përfaqësojë.