Një muaj paraburgim për dhunë familjare
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të pandehurit N.P., për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale dhunë në familje.
Gjykata ka konstatuar se paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri N.P. në liri mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën – gruan e tij, në të dëmtuarin – vëllain e tij si dhe në familjarët tjerë, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.