Mallrat nga Kosova e Shqipëria nuk lejohen të hynë në Serbi
Autoritetet doganore të Serbisë nuk po lejojnë të kalojnë kamionët me mallra me regjistrim të Kosovës dhe Shqipërisë, me arsyetimin se duhet të regjistrohen në zyrën paralele në veri të Mitrovicës.
Derisa Adriatik Stavileci nga Dogana e Kosovës, ka thënë se nuk janë të informuar. Ndërkohë, ka reaguar edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i cili e quajti këtë veprim të paprecedent.
Ministri deklaroi se kjo paraqet shkelje jonjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridore të gjelbër të betejës me COVID-19.
“Veprim i paprecedent gjatë pandemive, autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova. Kjo paraqet shkelje jonjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridorë të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për të cilën gjë ishin marrë vesh të gjashtë vendet e Ball kanit Perëndimor”, shkroi Abdixhiku.