Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, aksion në lokalet e kryeqytetit
Arsyeja e inspektimit ka qenë respektimi i rregullave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për t’u mbrojtur nga Covid-19.
Po ashtu Inspektorati i MTI-së ka kryer inspektimet rutinore që bien në përgjegjësi të këtij institucioni.
Bizneset janë këshilluar si ta ushtrojnë veprimtarinë pa rrezikuar konsumatorët dhe stafin e tyre, duke vendosur maska dhe mbajtur distancën e paraparë me udhëzimet e institucioneve.
Kryeinspektori Syla tha se inspektimet do të jenë të vazhdueshme edhe ditët e ardhshme, në koordinim me institucionet tjera të Kosovës.