Bislimi: Oponenti më i madh i kësaj qeveria ka qenë Avdullah Hoti
Ministri në detyrë i Transfereve dhe Financave, Besnik Bislimi ka akuzuar ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti duke thënë se që nga dita e parë ka tentuar t’i pengojë e devijojë.
Ai ka thënë se ka qenë shumë e dëmshme sepse ka krijuar konfuzion duke dhënë idetë e veta por pak a shumë i ka paraqitur si qëndrime të qeverisë por kurrë nuk i ka sjell si propozime.
Bislimi ka thënë se në publik është stigmatizu Agim Veliu si oponenti më i madh i kësaj qeveria, ai mbase ka qenë dembeli më i madh në qeveri, por oponenti më i madh i kësaj qeveria që nga dita e parë ka qenë Hoti.
“Çdo vendim që kemi marrë është munduar me na penguar, me na deviju”, tha ai. Bislimi në Radio Televizionin Dukagjini, tha se treguar se ka shkuar në Berlin, është takuar me përfaqësues ndërkombëtar por nuk ka pas mandat për të diskutuat në aspektin ndërkombëtar.